Ndërlidhjet

NSA gati për marrëveshje me Snowden, thotë CBS?!


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Siguri Kombëtare (NSA) mund të merr në konsideratë një marrëveshje eventuale me Edward Snowden, nëse ai dorëzon dosjet e fshehta që ende nuk janë publikuar, raportohet të ketë thënë një zyrtarë i lartë i kësaj agjencie spiunimi.

Mirëpo, krerët më të lartë të kësaj agjencie, përfshirë shefin e saj, gjeneralin Keith Alexander, janë kundër kësaj ideje, raporton televizioni CBS.

Rick Ledgett, që ka bërë një hulumtim të gjatë për CBS, ka thënë në një intervistë se “ia vlen që të bisedohet” rreth një marrëveshjeje me Snowden, nëse ai mund të vërtetoj se 1.7 milion dokumentet të cilat ende nuk janë bërë publike, janë të sigurta.

Gjenerali Alexander, megjithatë, ka kundërshtuar çdo lloj marrëveshje e cila do të ulte dënimin për Snowden, i cili është në arrati dhe po kërkohej për tradhti, dhe nxjerrje të paligjshme të dokumenteve sekrete shtetërore.

Emisioni i gazetarit hulumtues Rick Ledgett do të transmetohet të dielën.
XS
SM
MD
LG