Ndërlidhjet

Putin me ligj "lufton" kundërshtarët politik


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti i Rusisë ka përkrahur në parim të premten një projekt-ligj i cili i ndalon personave të dënuar për çfarëdo krimi, që të marrin pjesë në zgjedhje për të paktën 10 vjet.

Ky legjislacion siç thotë një avokati kritik ndaj Kremlinit Alexei Navalny, do t’ia parandaloj që të garoj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.

Kritikët akuzojnë presidentin Vlladimir Putin se po përdor gjykatat për të larguar rivalët si Navalny, i cili ka lajmëruar tashmë një kohë të gjatë se do ta sfidoj ish-spiunin e KGB-së në zgjedhjet presidenciale.

27 vjeçari Navalny, është dënuar me pesë vjet burg me kusht në shtator për vjedhje, por sipas tij, rasti ishte tërësisht i motivuar politikisht.

Sipas projekt-ligjit të ri, çdo individ i cili është akuzuar me qoftë “krime serioze”, të cilat dënohen deri më pesë vjet burg, ose me ndonjë krim ekonomik, nuk do të ketë mundësi që të merr pjesë në procese zgjedhore për një periudhë prej 10 deri në 15 vjet, pasi dosja e tij/saj të jetë vjetëruar.

Ky projekt-ligj është amendament i ligjit ekzistues i cili i ndalon ish të burgosurit që të kyçen në garën zgjedhore.

Gjykata Kushtetuese e Rusisë, ka vlerësuar në fillim të vitit, se ligji në fjalë është jo-kushtetues.
XS
SM
MD
LG