Ndërlidhjet

Katalonia kërkon mbështetje ndërkombëtare kundër Spanjës


Ilustrim

Ilustrim

Katalonasit u zotuan të premten se do të kërkojnë përkrahje ndërkombëtare për planet e tyre që të thirrin një referendum për pavarësim, nëse Spanja vazhdon të bllokoj këtë votim.

“Nëse Spanja gabon dhe nuk na lë të votojmë, Katalonia do të kërkoj shumë e më shumë përkrahje ndërkombëtare”, tha sot Marta Rovira, sekretarja e përgjithshme e partisë separatiste ERC.

Lajmërimi i saj vjen pasi, kryeministri katalon Artur Mas, i partisë centriste CiU, deklaroi se kjo krahinë e ka ndërmend që të thirr referendum më 9 nëntor të vitit 2014.

Nëse votimi ngjan, ai do të pyes qytetarët e Katalonisë, nëse rajoni veri-lindor duhet të pavarësohet nga Spanja.

Qeveria spanjolle ka refuzuar kategorikisht mundësinë e një referendumi të tillë, ndërsa kryeministri Mariano Rajoq ka “garantuar” personalisht se votimi nuk do të zhvillohet.

“Nuk kemi çfarë të diskutojmë apo negociojmë”, ka shtuar zëvendëskryeministri Soraya Saenz de Santamaria.

Ekzekutivi spanjoll argumenton se referendumi paraqet shkelje të kushtetutës së Spanjës, por Rovira tha se respektimi i parimeve ndërkombëtare demokratike është më i rëndësishëm.

Qeveria në Kataloni njoftoi se ka nisur përgatitjet për regjistrimin e popullsisë, para se të thirr referendumin.
XS
SM
MD
LG