Ndërlidhjet

BE: S’ka takime të reja Thaçi-Daçiq në agjendën e Ashton


Belgjikë - Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton qeshet pas fotografimit grupor me kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq në Bruksel, 13 dhjetor, 2013
Belgjikë - Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton qeshet pas fotografimit grupor me kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq në Bruksel, 13 dhjetor, 2013
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton nuk ka në plan që të thërras për një raund të ri bisedimesh kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, thotë një zyrtare evropiane.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë evropiane, Maja Kocijançiq tha për Radion Evropa e Lirë se “tani për tani, nuk mund të konfirmoj takim të ri ndërmjet të dy kryeministrave” Hashim Thaçi e Ivica Daçiq me baroneshën Catherine Ashton.

“Pres që të gjitha palët do të jenë në kontakt”, tha ajo për të shtuar se megjithatë puna në çështjet e mbetura të pazgjidhura në temën e drejtësisë, vazhdojnë të diskutohen për të gjetur modalitetet e duhura që i konvenojnë palëve.

Sipas saj, nëse palët merren vesh, dhe ndryshon rezultati për dallim nga takimi i fundit ku u tha se nuk ka pajtim, atëherë këto ndryshime do të përfshihen në raportin e shefes së diplomacisë evropiane, i cili do t’i paraqitet Këshillit të Ministrave, javën e ardhshme.

“Puna po vazhdon, në një numër të çështjeve. dhe të gjitha këto do të merren parasysh, dhe raporti ende po përgatitet [nuk është përfunduar]. Përfaqësuesja e Lartë do ta paraqes në fillim të javës, dhe gjithëçka që ndodh në ndërkohë, do të merret parasysh dhe do përfshihet në këtë raport”, tha Kocijançiq për Radion Evropa e Lirë.

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq janë takuar të premten sërish në Bruksel, për të diskutuar modalitetet e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit në fushën e drejtësisë.

Raundi i 20-t i dialogut që lehtëson Bashkimi Evropian, nuk ka sjell ndonjë përparim në këtë temë, bënë të ditur dy kryeministrat pas takimit.
XS
SM
MD
LG