Ndërlidhjet

Protesta pro qeverisë në Kiev


Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych.
Mbështetësit e Partisë së Rajoneve të Ukrainës, parti në pushtet, pritet të protestojnë në mbështetje të presidentit Viktor Yanukovych, vendimi i të cilit për të mos nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkimin Evropian ka shkaktuar protesta masive kundër tij.

Tubimi pro-qeveritar pritet të ndodhë në Sheshin e Evropës, pranë Sheshit të Pavarësisë, i cili është qendër e protestave pro-evropiane.

Të premten, Yanukovych ka biseduar me udhëheqës të opozitës, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje për zgjidhjen e krizës.

Yanukovych ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës që qeveria të japë dorëheqje dhe të thirren zgjedhje të reja.
XS
SM
MD
LG