Ndërlidhjet

Japonia në “ofensivë” kundë Kinës


Shinzo Abe

Shinzo Abe

Japonia dhe dhjetë vende të Azisë Juglindore kanë rënë dakord për të rritur bashkëpunimin në sigurimin e lirisë së fluturimit dhe të navigacionit.

Zotimi është bërë sot në mbyllje të samitit midis kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, dhe udhëheqësve të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore.

Ai vjen disa ditë pas vendimit të njëanshëm të Kinës për të shpallur zonë të mbrojtjes ajrore mbi disa ishuj të kontestuar midis saj dhe Japonisë.

Tokio po ashtu u ka ofruar vendeve të Azisë Juglindore afro 20 miliardë dollarë ndihma dhe kredi, në përpjekje për të luftuar zgjerimin kinez.
XS
SM
MD
LG