Ndërlidhjet

Kerry dhe Ashton, optimistë për Iranin


Foto arkivi

Foto arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se pret që bisedimet bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore të rinisin në ditët e ardhshme.

Të premten, Irani ka ndërprerë bisedimet në Vjenë, pasi Uashingtoni ka futur në listë të zezë kompani të reja që kanë shkelur sanksionet kundër Republikës Islamike.

Një zëdhënës i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë po ashtu se bisedimet do të rinisin së shpejti.

Por, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë se zgjerimi i listës së zezë amerikane shkon kundër frymës së Marrëveshjes së Gjenevës, e arritur në muajin nëntor midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Kjo marrëveshje kërkon që Irani të ndalojë disa aktivitete bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk ka bërë asgjë për të shkelur Marrëveshjen e Gjenevës.
XS
SM
MD
LG