Ndërlidhjet

Persona të armatosur kanë vrarë 18 punëtorë të gazsjellësit, shumica nga ta iranianë, në verilidnje të Bagdadit.

Sulmi ka ndodhur pranë qytetit Bakuba.

Policia ka bërë të ditur se 15 iranianët dhe tre irakianët kanë qenë duke punuar në një tubacion gazi midis Iranit dhe Irakut.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Në të tjera zhvillime, një makinë bombë në jug të Bagdadit ka vrarë së paku gjashtë persona.

Dhuna në Irak, këtë vit, ka arritur nivele që nuk janë parë qysh më 2008.
XS
SM
MD
LG