Ndërlidhjet

Ban dënon përdorimin e armëve kimike në Siri


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar përdorimin e armëve kimike në Siri.

Ban i ka thënë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi morale dhe politike për të penguar përdorimin e mëtejshëm të armëve të tilla.

Ai i ka bërë këto komente një ditë pasi inspektorët e OKB-së kanë konfrimuar se armët kimike janë përdorur së paku në një dhe ndoshta në katër lokacione të tjera të Sirisë.

Inspektorët nuk kanë pasur mandat për të përcaktuar përgjegjësinë për përdorimin e tyre.

Qeveria dhe opozita siriane kanë akuzuar njëra-tjetrën për përdormin e armëve kimike.
XS
SM
MD
LG