Ndërlidhjet

Amerikani i zhdukur në Iran “s’ka punuar për CIA’n”


Robert Levinson
Robert Levinson
Shtëpia e Bardhë ka thënë se një shtetas amerikan, që është zhdukur për afro shtatë vjet në Iran, nuk ka qenë duke punuar për CIA-n, Agjencinë Qendrore të Inteligjencës.

Zëdhënësi Jay Carney i ka bërë këto komente një ditë pasi agjencitë e lajmeve në SHBA kanë raportuar se Robert Levinson, agjent në pension i FBI-së, është paguar nga CIA për të mbledhur informacione të inteligjencës.

Qeveria amerikane ka thënë vazhdimisht se Levinson ka qenë në udhëtim privat kur është zhdukur në Ishullin Kish të Iranit, në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG