Ndërlidhjet

Daçiq: Jemi të gatshëm të vazhdojmë bisedimet


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë bisedimet me Kosovën, me gjithë faktin se rrethi i djeshëm i bisedimeve nuk ka sjellë marrëveshje për gjykatat në veri.

Sipas tij, problem është se Prishtina nuk e pranon specifikën e veriut të Kosovës dhe përpiqet të injorojë çdo gjë për të cilën ka rënë dakord.

“Ka shumë nervozizëm te delegacioni i Prishtinës, sepse është mësuar të jetë i përkëdheluri i komunitetit ndërkombëtar dhe propozimet e tij të pranohen apriori”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.

Ai po ashtu ka shfaqur bindjen se Serbia po shkon drejt Bashkimit Evropian dhe se nuk harron kë ka miq. Në mesin e tyre, Daçiq ka përmendur Rusinë dhe Kinën.
XS
SM
MD
LG