Ndërlidhjet

Sfidohet pagesa e taksave në Jarinjë


Jarinjë
Jarinjë
Zyrtarët e Doganave të Kosovës bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se rreth 14 drejtues të mauneve po hezitojnë të kryejnë obligimet doganore dhe inkasimet në pikën kufitare Jarinjë, me pretendimet se në zonën doganore kanë hyre një ditë më parë.

“Është një protestë e disa importuesve, të cilet janë të pakënaqur, pasi që pretendojnë se kanë hyrë një ditë më herët dhe nuk duan të paguajnë. Dogana u ka dhënë mundësinë e një ankese, por paraprakisht duhet të bëhet pagesa. Nëse vërtetohet ajo që ata kanë hyrë me dokumente një ditë më parë, do të kthehen partë”, ka thënë zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

Nga sot, në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në Jarinjë dhe Bërnjak, ka nisur pagesa e taksës doganore për mallrat që importohen nga Serbia në Kosovë.

Zbatimi i dispozitave për qarkullimin e mallrave dhe kapitalit në veri të Kosovës parashihet me marrëveshjet e arritura në Bruksel.
XS
SM
MD
LG