Ndërlidhjet

McCain do të vizitojë protestuesit në Kiev


John McCain
John McCain
Senatori i Shteteve të Bashkuara, John McCain, ka njoftuar se do të vizitojë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, këtë fundjavë, për t’iu dhënë mbështetje protestuesve të opozitës.

Një zëdhënës i McCainit ka thënë se senatori planifikon të takojë zyrtarët qeveritarë, udhëheqësit e opozitës dhe shoqërinë civile.

McCain, kandidat republikan për president të SHBA-së më 2008, ka dënuar Qeverinë e Ukrainës për krizën që ka shpërthyer si pasojë e vendimit të presidentit Viktor Yanukovych për të pezulluar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG