Ndërlidhjet

Tahiri: Inkasimi në veri, arritje e madhe


Edita Tahiri
Edita Tahiri
Kryengociatorja e dialogut teknik në Bruksel, njëherësh zëvendëskryeministre e Kosovës, Edita Tahiri, fillimin e inkasimit të mallrave në dy vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë e ka cilësuar si një të arritur të madhe për Kosovën.

Ajo ka thënë se zyrtarisht ka filluar zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për doganat, me të cilën jetësohet në praktikë pagesa e taksave doganore për mallrat që eksportohen në Kosovë nga Serbia, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Ne, si Qeveri e Kosovës, vlerësojmë se kjo është një arritje e madhe për shtetin tonë, sepse pas shumë vitesh, më në fund, kemi vendosur sundimin e ligjit në fushën e pagesës së taksave të doganave në këto dy pikëkalime kufitare (Jarinjë dhe Bërnjak) në pjesën veriore të vendit, me të cilën të gjithë eksportuesit e mallrave nga Serbia në Kosovë detyrohen t’ia paguajnë taksat doganore shtetit të Kosovës për të gjitha mallrat që eksportohen”, thuhet mes tjerash në një komunikatë nga zyra e zëvendëskryeministres Tahiri.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG