Ndërlidhjet

VV reagon për aktakuzën ndaj 11 policëve


Ilustrim
Ilustrim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, mbajti një konferencë për media në lidhje me “aktakuzën e ngritur nga EULEX-i për 11 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës si dhe për futjen e forcave të MPB-së serbe në Policinë e Kosovës”.

Në këtë konferencë, Selimi theksoi se “teksa vizitat antishtetërore të qeveritarëve serbë bëhen në Kosovë me tolerimin e Qeverisë, e Vulin shfaqet me uniformë dhe shenja ushtarake të Serbisë e truproje, në vend se të mbahen në arrest, ata lirohen”.

“Ndërkohë që Inspektorati i Policisë së Kosovës rekomandon suspendimin e policëve, të cilët realizuan arrestimin, i njëjti inspektorat kurrë më parë nuk ka marrë masa për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve shqiptarë, të urdhëruar politikisht nga ministri e kryeministri. Rekomandimi për suspendim i hapi rrugë tani dhe ngritjes së aktakuzës ndaj policëve, të cilët po respektonin ligjet e shtetit të tyre”, tha Selimi.

"Njëkohësisht me ngritjen e aktakuzës ndaj Policëve të Kosovës dhe kolegëve të Enver Zymberit, të cilët ishin dhe janë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetën e tyre në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, po ndodh futja e policëve të MPB-së së Serbisë në territorin e Kosovës me mandatin e dhënë nga Republika e Serbisë", u shpreh Selimi.
XS
SM
MD
LG