Ndërlidhjet

Obama kujton përvjetorin e masakrës Sandy Hook


Njutaun, Konektikat

Njutaun, Konektikat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kujtuar përvjetorin e parë të masakrës në shkollën fillore Sandy Hook, në Njutaun të Konektikat.

Më 14 dhjetor të vitit të kaluar, personi i identifikuar si Adam Lanza ka vrarë 20 fëmijë të moshës 6 dhe 7 vjeç, si dhe gjashtë punonjëse arsimi.

Ai ka vrarë më pas veten, ndërsa para masakrës edhe nënën e tij.

Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë për të mbajtur njerëzit e rrezikshëm larg armëve.

“Duhet të bëjmë gjithçka të mundur për të mbrojtur fëmijët tanë nga e keqja”, ka thënë presidenti amerikan në adresimin e tij javor në radio.
XS
SM
MD
LG