Ndërlidhjet

Trupi i Mandelës arrin në fshatin e tij të lindjes


Duke bartur arkivolin me trupin e Mandelës...

Duke bartur arkivolin me trupin e Mandelës...

Arkivoli me trupin e Nelson Mandelës ka arritur të shtunën në fshatin e tij të lindjes, në pjesën verilindore të Afrikës së Jugut.

Mijëra njerëz kanë pritur karvanin e makinave dhe motoçikletave që shoqëronin arkivolin në fshatin Kunu.

Presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut do të varrohet të dielën, me një ceremoni relativisht të vogël, e cila do të ndiqet kryesisht nga familjarët.

Mandela – udhëheqës i luftës kundër aparteidit – ka vdekur më 5 dhjetor në Johoanesburg.

Ai ka qenë 95 vjeç.
XS
SM
MD
LG