Ndërlidhjet

Edhe një punëtor vdes në stadiumin e Kupës së Botës


Brazil - foto arkivi
Brazil - foto arkivi
Një punëtor ka vdekur të shtunën në Brazil, pasi ka rënë nga çatia e stadiumit, i cili po ndërtohet për Kampionatin Botëror të Futbollit më 2014.

Njëzetedyvjeçari ka rënë nga 35 metra lartësi në qytetin Manaus.

Aksidenti ndodh vetëm dy javë pas vdekjes së dy punëtorëve në stadiumin e Kupës së Botës në San Paolo, si pasojë e rënies së vinçit.

Në total, katër punëtorë kanë humbur jetën në Brazil gjatë ndërtimit të stadiumeve të reja për kampionatin që nis në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG