Ndërlidhjet

Daçiq pret raport pozitiv nga Ashton


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se raporti i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, nuk mund të jetë ideal, po qe se nuk arrihet marrëveshja me Kosovën për gjyqësinë, raportojnë mediat serbe.

Megjithatë, Daçiq ka thënë se pret raport pozitiv dhe se konferenca e parë ndërqeveritare Serbi-BE do të mbahet në janar.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut dhe se është i bindur se mund të arrihet marrëveshja.

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryeministrash, është mbajtur të premten dhe ka dështuar të prodhojë marrëveshje për gjykatat në veri.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG