Ndërlidhjet

Evakuohet një aeroplan i “Air France”


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Venezuelë kanë evakuuar pasagjerët nga një aeroplan i kompanisë “Air France”, pasi janë paralajmëruar për një kërcënim të mundshëm me bombë.

Aeroplani do të udhëtonte nga Karakasi drejt Parisit.

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Miguel Rodriguez Torres, ka thënë se shërbimet e inteligjencës franceze kanë njoftuar Venezuelën për kërcënimin.

Ai ka thënë se mbi 60 teknikë dhe ekspertë do të bëjnë kërkim të plotë të aeroplanit.
XS
SM
MD
LG