Ndërlidhjet

Halla e liderit verikorean - anëtare e një komiteti shetëror


Kim Jong Un
Kim Jong Un
Halla e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është emëruar anëtare e komitetit të funeralit shtetëror për një zyrtar të lartë të partisë në pushtet, i cili ka vdekur të premten.

Lajmi për Kim Kyong Hui është dhënë nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, dy ditë pasi burri i saj është ekzekutuar për tradhti.

Kim Kyong Hui është motra më e vogël e udhëheqësit të ndjerë të Koresë së Veriut, Kim Jong Il, babait të liderit aktual.

Emri i saj është renditur së bashku me një grup të madh zyrtarësh partiakë dhe ushtarakë.

Burri i saj, Jang Song Thaek, i cili ka qenë njeriu i dytë më i fuqishëm në vendin komunist, është akuzuar për përpjekje për të përmbysur qeverinë, për keqmenaxhim financiar, kumorë dhe abuzim me drogë.
XS
SM
MD
LG