Ndërlidhjet

logo-print

Zgjedhjet e para shumëpartiake në Turkmenistan


Turkmenistan

Turkmenistan

Banorët e Turkmenistanit po votojnë në zgjedhjet e para shumëpartiake.

Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991, në garë janë dy parti – Partia Demokratike e Turkmenistanit, e cila aktualisht mban pushtetin, dhe Partia e Industrialistëve dhe Sipërmarrësve.

Megjithatë, kjo e fundit nuk është lëvizje opozitare, por është formuar vetëm pasi presidenti Gurbanguly Berdymukhammedov ka mbështetur krijimin e saj vitin e kaluar.

Rreth tre milionë qytetarë kanë të drejtë vote.
XS
SM
MD
LG