Ndërlidhjet

Franca, pesimiste për të ardhmen e Sirisë


Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius.
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius.
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka thënë se opozita “e moderuar” e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, po përballet me “vështirësi serioze” dhe se është “pessimist” për të ardhmen e Sirisë.

Ai po ashtu ka thënë se dyshon se bisedimet e paqes midis qeverisë dhe opozitës siriane, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, do të sjellin përparim.

Qeveria dhe opozita, së bashku me shtete rajonale dhe fuqi botërore, do të takohen në Zvicër, në javën e fundit të janarit.

Franca ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të opozitës siriane dhe e ka njohur Koalicionin Kombëtar të Sirisë, organ opozitar, si përfaqësues të vetëm të popullit sirian.
XS
SM
MD
LG