Ndërlidhjet

McCain: Fati i Ukrainës është në Evropë


John McCain

John McCain

Senatori amerikan, John McCain, u është drejtuar protestuesve opozitarë të dielën në Kiev, duke thënë se fati i Ukrainës është në Evropë dhe se ajo do ta bëjë Evropën më të mirë.

“Jemi këtu për të mbështetur kauzën tuaj, të drejtën sovrane të Ukrainës për të përcaktuar fatin e vet lirshëm dhë në mënyrë të pavarur”, ka thënë McCain.

Ai ka takuar më herët udhëheqësit e opozitës, ndërsa autoriteteve u ka bërë thirrje që të respektojnë protestat paqësore.

Në Kiev po zhvillohen sot protesta rivale, në mbështetje dhe kundër Qeverisë.

Kundërshtarët janë të zemëruar me qeverinë për shkak të refuzimit të marrëveshjes së asociimit me Bashkimin Evropian, në favor të marrëdhënieve më të afërta me Rusinë.
XS
SM
MD
LG