Ndërlidhjet

Garë e rrallë në Kili - dy gra për presidente


Michelle Bachelet (majtas) dhe Evelyn Matthei (djathtas).
Michelle Bachelet (majtas) dhe Evelyn Matthei (djathtas).
Në Kili po zhvillohet një garë e rrallë për presidentin e ardhshëm të vendit.

Votuesit janë duke zgjedhur midis dy grave, ish-presidentes socialiste, Michelle Bachelet, dhe rivales së saj konservatore, Evelyn Matthei.

Të dyja ato kanë dalë të parat në rrethin e parë të zgjedhjeve më 17 nëntor.

Sondazhet e opinionit kanë sugjeruar se Bachelet, e cila ka qenë presidentja e parë grua e Kilit nga viti 2006 deri më 2010, do të fitojë me diferencë të madhe.

Kushtetuta e vendit të Amerikës Jugore nuk i lejon presidentit të shërbejë dy mandate radhazi.
XS
SM
MD
LG