Ndërlidhjet

logo-print

Alepo: 22 të vrarë, nga ta 14 fëmijë


Alepo - foto arkivi

Alepo - foto arkivi

Aktivistët sirianë thonë se së paku 22 persona, në mesin e tyre 14 fëmijë, janë vrarë nga një sulm i forcave qeveritare në qytetin e Alepos.

Aktivistët kanë postuar pamje në internet, të cilat tregojnë makina të djegura dhe ndërtesa të shkatërruara.

Televizioni shtetëror ka thënë se ushtria ka kryer operacione në Alepo duke eliminuar “grupet e armatosura terroriste”.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 100,000 njerëz janë vrarë në konfliktin sirian, prejse ka shpërthyer në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG