Ndërlidhjet

Jemen: Diplomati japonez theret me thikë


Jemen

Jemen

Një diplomat japonez është therur me thikë nga persona të panjohur në kryeqytetin e Jemenit.

Zëdhënësi i ambasadës japoneze në Sana ka thënë se diplomati është goditur disa herë dhe se është dërguar në spital për trajtim.

Burimet e sigurisë në Sana thonë se sulmi ka qenë përpjekje për ta rrëmbyer diplomatin.

Kidnapimi i të huajve ndodh shpesh në Jemen dhe kryesisht bëhet nga militantët islamikë.
XS
SM
MD
LG