Ndërlidhjet

Kroacia: Jo armëve kimike të Sirisë


Kryeministri kroat, Zoran Millanoviq.

Kryeministri kroat, Zoran Millanoviq.

Portet e Kroacisë nuk do të përdoren për shkarkimin e agjentëve kimikë të Sirisë, para shkatërrimit të tyre në një anije amerikane.

“Edhe pse Kroacia ka qenë gati, ata nuk do të shkarkohen këtu. Ne jemi përfshirë relativisht vonë, ndërsa Italia ka pranuar pas diskutimeve të gjata në lidhje me ta”, ka thënë kryeministri kroat, Zoran Millanoviq, raporton AFP.

Javën e kaluar, Millanoviq ka thënë se Kroacia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është përfshirë në konsultime për transportin e mundshëm të “prekursorëve” - përbërës të armëve kimike – nga Siria përmes Mesdheut.

Sipas një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të miratuar në muajin shtator, të gjitha armët kimike të Sirisë duhet të shkatërrohen deri në mes të vitit të ardhshëm.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë se armët më të rrezikshme duhet të largohen nga ky vend deri më 31 dhjetor.
XS
SM
MD
LG