Ndërlidhjet

Qindra banorë të Bakusë kanë protestuar kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe të prodhimeve ushqimore.

Protestuesit kanë brohoritur slogane antiqeveritare dhe kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit, Ilham Aliyev, duke e akuzuar atë për korrupsion dhe falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 9 tetorit.

Protesta është organizuar nga ish-kandidati presidencial, Jamil Hasanli.

Ai u ka bërë thirrje protestuesve “që të vazhdojnë të luftojnë diktaturën në Azerbajxhan, derisa të mbizotërojë demokracia”.

Protestuesit po ashtu kanë shprehur mbështetje për protestat antiqeveritare në Kiev.
XS
SM
MD
LG