Ndërlidhjet

Kerry me tone të ashpra kundër Koresë Veriore


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se ekzekutimi i burrit të hallës së udhëheqësit të Koresë Veriore, Kim Jong Un, është “shenjë ogurzezë” e jostabilitetit në shtetin komunist.

Koreja e Veriut të enjten ka ekzekutuar Jang Song Thaekun, pasi e ka akuzuar atë për korrupsion dhe komplot për të rrëzuar shtetin.

Ai ka qenë njeriu i dytë më i fuqishëm në Korenë e Veriut.

Kerry, në një intervistë për televizionin ABC, ka thënë se ekzekutimi i ka treguar botës se sa “i pamëshirshëm dhe i pamatur” është Kim.

Sipas tij, ai po ashtu ka treguar se përse bota duhet të marrë një qëndrim të bashkuar kundër programit bërthamor të Phenjanit.

Koreja e Veriut ka testuar tri bomba bërthamore – të fundit në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG