Ndërlidhjet

Zgjedhjet e para shumëpartiake në Turkmenistan - pjesëmarrja 91.3%


Turkmenistan

Turkmenistan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Turkmenistan ka bërë të ditur se 91.3 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar në zgjedhjet e para shumëpartiake.

Për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991, në garë kanë qenë dy parti – Partia Demokratike e Turkmenistanit, e cila aktualisht mban pushtetin, dhe Partia e Industrialistëve dhe Sipërmarrësve.

Megjithatë, kjo e fundit nuk është lëvizje opozitare, por është formuar vetëm pasi presidenti Gurbanguly Berdymukhammedov ka mbështetur krijimin e saj vitin e kaluar.

Këto po ashtu kanë qenë zgjedhjet e para në Turkmenistan që janë ndjekur nga një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Rezultatet preliminare pritet të shpallen të hënën në mëngjes.
XS
SM
MD
LG