Ndërlidhjet

logo-print

OKB dërgon ndihma në Siri përmes Irakut


Siri

Siri

Kombet e Bashkuara kanë dërguar ndihma humanitare në Siri, për herë të parë përmes ajrit nga Iraku.

Aeroplani i parë më ushqime është nisur nga Arbili, në rajonin kurd të Irakut, dhe ka ateruar në Kamishli, në verilindje të Sirisë.

OKB ka thënë se planifikon të dërgojë ndihma të tjera urgjente përmes ajrit gjatë 12 ditëve të ardhshme.

Edhe Siria, edhe Iraku kanë miratuar operacionin e OKB-së.

Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të vitit 2011 dhe deri më tash ka marrë mbi 100,000 jetë njerëzish.

Mbi 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa 2.3 milionë të tjerë kanë dalë jashtë.
XS
SM
MD
LG