Ndërlidhjet

Polici pianist përmirëson imazhin e policisë çeke


Ilustrim

Ilustrim

Një polic çek, i cili është filmuar duke luajtuar në piano, gjatë kohës sa ka qenë në detyrë, është lavdëruar nga shefi i policisë për përmirësimin e imazhit të forcës.

Incizimi 35-sekondësh me telefon mobil është shikuar mbi 800,000 herë në YouTube.

Polici ka performuar në njërin nga pianot e vendosura nëpër qendër të Pragës për përdorim publik.

Shefi i policisë, Martin Cervicek, ka thënë se klipi i policit duke luajtur pjesën “River Flows in You” të kompozitorit jugkorean, Yiruma, ka bërë shumë më shumë për të përmirësuar imazhin e forcës sesa çdo gjë tjetër që mund të bënte ai vetë.

Polici i ri i trafikut i është bashkuar forcës vetëm gjashtë javë më parë.

Cervicek ka thënë se ka folur me policin, emri i të cilit nuk është bërë publik, dhe se i ka uruar atij suksesin e njëjtë edhe në karrierën policore.
XS
SM
MD
LG