Ndërlidhjet

Lindja e Mesme: U vra një ushtar izraelit


Pamje nga një fshat në kufirin libanezo - izraelit
Pamje nga një fshat në kufirin libanezo - izraelit
Ushtria e Izraelit ka njoftuar se një pjesëtar i saj është vrarë nga të shtënat përgjatë kufirit verior me Libanin.

Ushtria mëtutje thotë se ushtari ishte vrarë nga snajperi nga ushtria libaneze.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit i ka konfirmuar të shtënat nga një pjesëtar i ushtrisë së Libanit.

Më herët, ushtria izraelite tha se kishte protestuar te forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se nuk do ta “toleroj agresionin kundër shtetit izraelit”.

Një zëdhënës i forcave të Kombeve të Bashkuara në pjesën jugore të Libanit tha se OKB-ja ishte e informuar për “incident serioz”.

Burime libaneze thanë se ato e kishin humbur kontaktin me ushtarin e Libanit pas të shtënave, që ndodhën në cepin perëndimor të rajonit kufitar, në të cilin Izraeli dhe militantët e Hezbollahut libanez luftuan 34 ditë në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG