Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Protestuesit vazhduan të qëndrojnë në rrugët e Kievit


Protestuesit në Kiev të Ukrainës

Protestuesit në Kiev të Ukrainës

Mijëra protestues, gjatë natës, kanë vazhduar të mbesin në rrugët e kryeqytetit Kiev në Ukrainë.

Tashmë po bëhen afro katër javë, që protestuesit ukrainas po e kundërshtojnë vendimin e presidentit Viktor Yanukovich, që të mos e nënshkruaj marrëveshjen për afrim me Bashkimin Evropian, ndërsa po bënë lëvizje për bashkëpunim me Rusinë.

Derisa mijëra protestues ishin tubuar mbrëmë në Kiev, Bashkimi Evropian ka shpallur se i ka pezulluar bisedimet me Ukrainën për një marrëveshje madhore tregtare dhe politike.

Komisionari për zgjerim, Stefan Fyle, në rrjetin Tvitter, tha se puna dhe veprimet e Yanukovichit dhe të qeverisë së tij për arritjen e marrëveshjes ishin “gjithnjë e më larg”.

Presidenti Yanukovich pritet që nesër ta vizitoj Moskën.
XS
SM
MD
LG