Ndërlidhjet

Londër: Vdiq aktori Peter O’Toole


Peter O'Toole
Peter O'Toole
Në moshën 81 vjeçare ka vdekur aktori i njohur, Peter O’Toole, që u bë i njohur ndërkombëtarisht në vitin 1962 me filmin “Lawrence of Arabia”.

Ai vdiq të shtunën në mbrëmje në Londër pas një sëmundjeje të gjatë.

I lindur në Irlandë, i ndjeri O’Toole e kishte filluar karrierën e tij në Britani, duke luajtur në dramat e shkrimtarit Shakespeare.

Kalimi i tij në film ndodhi me “Lawrence of Arabia” për të cilin u nominua për çmime prestigjioze filmore.

Tetë herë ishte nominuar për Çmimin Oscar, përfshirë nominimet për rolin e tij në filmat “Beckett” dhe “The Lion In Winter”.

Në vitin 2003 atij iu dha Çmimi Oscar i nderit, të cilin ai fillimisht e kishte refuzuar, duke i shkruajtur Akademisë së Filmave dhe Shkencës, që këtë çmim ta shtyjë deri kur t’i mbushte 80 vjet, sepse, siç shkruajti, “ai ende ishte në lojë dhe ndoshta mund ta fitonte çmimin e plotë”.
XS
SM
MD
LG