Ndërlidhjet

Kinë: Sonda kozmike i ka dërguar fotografitë e para nga Hëna


Sonda kineze Jade Rabbit

Sonda kineze Jade Rabbit

Sonda kozmike e Kinës i ka dërguar fotografitë e para nga Hëna. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua ka raportuar sot se sonda ka lëvizur disa metra nga vendi i aterimit dhe i ka bërë disa fotogradfi për afro një minutë.

Fotgrafitë e transmetuara në Tokë e tregojnë flamurin kinez në sondën Jade Rabbit.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe kryeministri Li Keqiang, ishin në Qendrën e Kontrollit të Gjithësisë në Pekin, me ç’rast komandanti i operacioneve kineze të gjithësisë, Ma Xingrui, e shpalli të suksesshëm misionin e sondës në Hënë.

Kjo sondë ateroi të shtunën dhe është aterimi i parë i tillë në 40 vitet e fundit.

Kina është vendi i tretë që e bërë këtë aterim në Hënë, pas ish-Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG