Ndërlidhjet

Filipine: Nga përplasja e autobusit – 22 të vdekur


Ekipet e ndihmës së parë mjekësore u ndihmojnë viktimave të përplasjes së autobusit
Ekipet e ndihmës së parë mjekësore u ndihmojnë viktimave të përplasjes së autobusit
Nga përplasja e një autobusi në Filipine kanë humbur jetën 22 vetë dhe janë plgosur afro 40 të tjerë.

Autobusi i udhëtarëve ka rrëshqitur nga një pjesë e sipërme e autostradës në kryeqytetin Manila dhe ka rënë mbi një makinë që kalonte në pjesën e poshtme të rrugës.

Pamjet në televizion tregonin një numër të trupave të pajetë pranë mbetjeve të autobusit, ndërsa afër ishin oficerët e policisë.

Nuk është e qartë se cili ishte shkaku i kësaj ndeshjeje vdekjeprurëse, në kohën kur autostrada ishte e lagësht pas shiut.
XS
SM
MD
LG