Ndërlidhjet

Ashton: Mospajtimet me Ukrainën mund të zgjidhen


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, thotë se beson se shqetësimet “afatshkurtëra” financiare, që e parandaluan presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich, nga nënshkrimi i marrëvresdhjes për lidhje më të afërta me BE-në, mund të kapërcehen.

Duke folur sot në Bruksel, zonja Ashton, ka theksuar se ajo ndjen se BE-ja “mund të punoj me të për zgjidhjen” e problemeve, qoftë nëpërmjet vetë Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ose sektorit privat.

Ajo, poashtu, ka theksuar se kriza nuk duhet të ketë ndikim negativ në raportet e BE-së me Rusinë, që është e akuzuar se i ka bërë presion Ukrainës, që të mos e nënshkruaj Marrëveshjen e Asocimit me BE-në.

Bashkimi Evropian dje e ka shpallur suspendimin e bisedimeve me Ukrainën, për marrëveshjen madhore ekonomike dhe politike.

Njëherësh, mijëra protestues në Ukrainë edhe gjatë natës kanë vazhduar të qëndrojnë në rrugët e kryeqytetit Kiev.
XS
SM
MD
LG