Ndërlidhjet

Kinë: Nga trazirat në Xinjiang – 16 të vrarë


Pamje nga provinca Xinjiang në Kinë

Pamje nga provinca Xinjiang në Kinë

Raportohet se në rajonin perëndimor kinez, Xinjiang, ka pasur trazira.

Zyrtarët thonë se nga trazirat mbrëmë vonë janë vrarë së paku 14 vetë, kur policia ka hapur zjarr.

Janë vrarë edhe dy policë.

Qeveria ka thënë se policia ishte sulmuar nga masa duke gjuajtur pajisje eksploduese dhe me thika, kur policia ishte nisur për të kryer arrerstime të “të dyshuarve kriminalë”, në fshatin Kashgar.

Muajin e kaluar afgër fshatit Kashgar, së paku 9 civilë dhe dy policë ishin vrarë kur një grup i njerëzve, disa prej tyre të armatosur, e sulmuan stacionin e policisë.

Në provincën Xinjiang autoritetet kineze i kanë shtuar masat e sigurisë, pasi një makinë kishte përfunduar në grupin e turistëve në skaj të sheshit Tiananmen në Pekin, në muajin tetor, me ç’rast u vranë tre vetë në një makinë dhe dy kalimtarë.

Këtë incident Kina e cilësoi si sulm i kryer nga militantët islamistë nga Xinjiangu, që po kryejnë luftë të shenjtë.
XS
SM
MD
LG