Ndërlidhjet

logo-print

Turqia dhe BE-ja nënshkruajnë dy marrëveshje


Ilustrim

Ilustrim

Turqia dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar marrëveshje për të nisur bisedimet për udhëtimin pa viza të shtetasve turq dhe rikthimin e imigrantëve të paligjshëm që arrijnë nga Turqia në BE.

Turqia është një ndër rrugët kryesore për imigrantët e paligjshëm nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, dhe komisionarja për çështje të brendshme të BE-së, Cecilia Malmstrom, kanë nënshkruar marrëveshjet sot në Ankara.

Nënshkrimi vjen disa javë pasi BE-ja ka rinisur bisedimet e anëtarësimit me Turqinë, të cilat ishin pezulluar për tre vjet.

Turqia ka nisur bisedimet e pranimit në vitin 2005, rreth 18 vjet pas aplikimit.
XS
SM
MD
LG