Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli hakmerret, vret dy ushtarë libanezë


Kufiri Izrael-Liban

Kufiri Izrael-Liban

Ushtria izraelite ka njoftuar se trupat e saj kanë vrarë dy ushtarë libanezë, disa orë pasi ushtria libaneze ka vrarë një ushtar izraelit.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se forcat kanë vërejtur “lëvizje të dyshimta” përgjatë kufirit dhe kanë qëlluar dy pjesëtarë të forcave të armatosura libaneze.

Incidenti ka ndodhur sot, pranë vendit ku ushtari izraelit është vrarë të dielën vonë.

Zëdhënësi i forcave të Kombeve të Bashkuara në jug të Libanit ka thënë se OKB është njoftuar për “incidentin serioz”.
XS
SM
MD
LG