Ndërlidhjet

Tolokonnikova mbetet në spital deri në fund të dënimit


Nadezhda Tolokonnikova
Nadezhda Tolokonnikova
Anëtarja e burgosur e grupit “Pussy Riot”, Nadezhda Tolokonnikova, do të mbetet në spitalin e burgut, në qytetin Krasnojarsk të Siberisë, derisa të përfundojë dënimi i saj në muajin mars.

Tolokonnikova është transferuar muajin e kaluar në Krasnojarsk, pasi ka hyrë në grevë të urisë, kundër kushteve që ka pasur në një burg në Republikën Ruse të Mordovisë.

Tolokonnikova dhe anëtarja tjetër e grupit, Maria Alyokhina, janë duke shërbyer dënimin prej dy vjetësh burgim, pasi janë dënuar për huliganizëm, të motivuar nga urrejtja fetare.

Ato janë arrestuar në vitin 2012, pas një performance në një katedrale të Moskës kundër presidentit rus, Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG