Ndërlidhjet

Transferohen dy të burgosur nga Guntanamo


Guantanamo
Guantanamo
Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka transferuar dy të burgosur nga burgu i Guantanamos në Arabinë Saudite.

Ky deparatament ka thënë se bëhet fjalë për Saad Muhammad Husayn Qahtani dhe Hamood Abdulla Hamood.

Të dy ata kanë qenë anëtarë të dyshuar të Al Kaidës, por asnjëri nuk është akuzuar për krime.

Pentagoni ka thënë se transformimi i dy shtetasve suaditë ul në 160 numrin e të burgosurve që mbahen në Guantanamo.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është zotuar se do të mbyllë këtë burg, të cilin SHBA-ja e përdor për të mbajtur terroristët e dyshuar.
XS
SM
MD
LG