Ndërlidhjet

Mandelës i ngrihet statuja në Pretoria


Ilsutrim
Ilsutrim
Statuja e Nelson Mandelës, presidentit të parë me ngjyrë të Afrikës së Jugut, është zbuluar sot në kryeqytetin Pretoria.

“Statuja, e cila tregon Mandelën me duar të hapura, tregon përqafimin e tij për gjithë kombin”, ka thënë presidenti Jacob Zuma.

Statuja nëntë-metërshe është zbuluar në Ditën e Pajtimit, festë kjo publike e cila shënon fundin e konfliktit racial në Afrikën e Jugut.

Ajo po ashtu është zbukuar një ditë pas varrosjes së Mandelës, i cili ka humbur jetën më 5 dhjetor, në moshën 95-vjeçare.
XS
SM
MD
LG