Ndërlidhjet

Italia thekson mbështetjen për Kosovën


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Mario Mauro, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Thaçi, pos tjerash, ka njoftuar ministrin Mauro për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e implemtentimit të Marrëveshjes së 19 prillit.

Nga ana e tij, Mauro ka shprehur angazhimin e qeverisë së tij për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në proceset e krijimit të një shteti të sigurt, stabil dhe të integruar në strukturat euroatlantike.
XS
SM
MD
LG