Ndërlidhjet

logo-print

Nuk përjashtohet ideja e amnistisë për Snowdenin


Edward Snowden

Edward Snowden

Një zyrtar i lartë i Agjencisë për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ka thënë se është i hapur ndaj idesë për t’i ofruar amnistri kontraktorit të arratisur të inteligjencës, Edward Snowden, nëse ai ndalon me publikimin e dokumenteve sekrete.

Rick Ledgett, i cili është i ngarkuar për vlerësimin e ndikimit që kanë pasur dokumentet e publikuara nga Snowden, ka thënë se ia vlen të diskutohet për këtë ide.

Megjithatë, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Keith Alekxander, ka thënë se kundërshton çdo amnisti për Snowdenin.

Ky i fundit ndodhet aktualisht në Rusi, me azil të përkohshëm.

Departamenti i Shtetit kërkon që Snowden të kthehet në SHBA për t’u përballur me akuzat për spiunazh.
XS
SM
MD
LG