Ndërlidhjet

Së paku 47 të vrarë nga sulmet në Irak


Irak - foto arkivi
Irak - foto arkivi
Së paku 47 persona kanë vdekur sot nga sulmet në Irak.

Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në qytetin Mosul, ku militantët kanë qëlluar për vdekje 12 persona në një autobus.

Shpërthime vdekjeprurëse ka pasur edhe në disa lagje të Bagdadit dhe në qytetin Tikrit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 8,000 njerëz janë vrarë këtë vit nga dhuna sektare në Irak.
XS
SM
MD
LG