Ndërlidhjet

OKB bën apel për ndihma


Refugjatë sirianë

Refugjatë sirianë

Kombet e Bashkuara kanë lëshuar një apel për vendet që të sigurojnë 12.9 miliardë dollarë ndihma, shumica e të cilave do të shkonin për refugjatët sirianë.

OKB ka bërë njoftimin sot, duke thënë se fondet do të përdoren për 52 milionë njerëz në 17 vende.

Organizata ka sqaruar se 6.5 miliardë dollarë do të shkonin për 16 milionë njerëzit e uritur ose të pastrehë, si pasojë e konfliktit në Siri.

Sipas parashikimeve të OKB-së, deri në fund të vitit 2014, do të jenë 4.1 milionë refugjatë sirianë, të vendosur në Liban, Jordani, Turqi, Irak dhe Egjipt.

Aktualisht, në këto vende jetojnë 2.4 milionë refugjatë sirianë.
XS
SM
MD
LG