Ndërlidhjet

Rusia “arsyeton” dislokimin e raketave


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se vendosja e raketave me rreze të shkurtër veprimi në pjesën perëndimore të vendit, nuk shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Ministria nuk ka saktësuar se ku saktësisht janë vendosur raketat Iskander.

Deklarata vjen në përgjigje të një raporti në të përditshmen gjermane “Bild”, i cili ka thënë se raketat janë vendosur në rajonin e Kaliningradit.

Raketat Iskander kanë aftësi të bartin mbushje bërthamore.

Rusia, për kohë të gjatë, ka kërcënuar se do të vendosë raketa në Kaliningrad, si kundërmasë ndaj sistemit të mbrojtjes raketore, të planifikuar nga SHBA-ja.
XS
SM
MD
LG